Romët dhe egjiptianët nuk janë pjesë e vendimarrjes publike, nuk ekzistojnë si faktor politik dhe kryesisht janë të manipuluar nga politika.
Rezultatet e hulumtimeve të një grupi të rinjësh në Ulqin tregojnë që vetëm një pjesëtar i bashkësisë rome dhe egjiptiane është i punësuar në administratën publike, dhe nuk posedon vendim të përhershëm për marrëdhënie punë.
Aktivisti shoqëror Enes Ukoviq shtoi që 5 % e banorëve të Ulqinit janë pjesëtarët e bashkësise RE.
Ai deklaroi që në komunat tjera pozita e pjestarëve të bashkësisë të cilën ai e përfaqëson është më e kënaqëshme.
Sipas anketës së zhvilluar, shumica e pjesëtarëve të bashkësisë RE në Ulqin deklaruan që janë të manipuluar nga politikëbërësit dhe që kryesisht shërbejnë si makineri elektorale.
Ai për këtë gjendje fajësoi përfaqësuesit e subjekteve politike të cilët sipas tij nuk kanë një qajse të sinqertë dhe reale ndaj pjesëtarëve të popullsisë RE.