Në pajtim me Ligjin për financimin e subjekteve politike dhe fushatave zgjedhore, 11 gushti ishte afati për dorëzimin e raportit të dytë pesëmbëdhjetë ditor në fushatën për zgjedhjet parlamentare të cilat u caktuan për datën 16 tetor të vitit 2016. Raporti ka të bëjë me detyrimet nga neni 29 dhe neni 30 i Ligjit në periudhën prej 27 korriku deri më 10 gusht, njoftohet nga Agjencia për parandalimin e korrupsionit (APK).
Nga ky institucion pohojnë se të dhënat për ndarjen e ndihmës sociale nuk i ka plotësuar komuna e Ulqinit.
Po ashtu, shtohet që kjo qeverisje lokale nuk ka publikuar as të dhënat nga arka dhe kartela analitike për shpenzimin e mjeteve nga rezervat buxhetore.