Basketbollistët e Ulqinit kanë fituar mbrëmë në Nikshiq me rezultatin 63:56, në ndeshjen e xhiros së 24 të Ligës Erste kundër vendasve të „Sutjeskës“.
Basketbollistët nga Nikshiqi kanë udhëhequr në fund të takimit 56:53, por mysafirët, nëpërmjet Millan Llatkoviqit, i cili shënoi tre trepikësha një mbas një, kanë përmbysur rezultatin 62:56.
Më efikasi në skuadrën e Ulqinit ishte Llatkoviq me 20 pikë, gjersa Boris Jekniq shënoi 16 pikë.








