Plazhet në Ulqin mund të hapen zyrtarisht pas dy javësh, gjegjësisht me 18 maj, paralajmërohet nga Ndërmarrja Publike për Administrimin e të Mirave Detare.
Siç thuhet, ky hap do të ndërmerret në pajtim me rekomandimet e Trupit Nacional Koordinues, e para së gjithash duke respektuar distancën fizike.
“Pritshmëria reale është që plazhet jo më vonë se me 1 qershor të jenë në funksion të plotë”, tha për “Vijesti” drejtori i këtij institucioni Predrag Jellushiq.
Po ashtu u paralajmërua se cilësia e ujit të detit do të kontrollohet çdo dhjetë ditë në korrik dhe gusht, ndërsa çdo 15 ditë në qershor dhe shtator.