Fushata parazgjedhore ka hyrë në fazën përfundimtare. Në tre ditët e ardhshme do të mbahen konventat përfundimtare të disa partive.
Po ashtu është paralajmëruar edhe mbajtja e katër debateve. Dy (të enjten dhe të premten) do të mbahen në Radio Ulqin në terminin prej orës 11 deri në orën 13, derisa të enjten do të mbahet edhe ballafaqimi i kandidatëve në shërbimin publik, Radio dhe Televizorin e Malit të Zi.
Ftesën për pjesëmarrje në këto debate redaksia e këtyre medieve ja ka dërguar të gjithë listave pjesëmarrëse.