Edhe këtë sezon: PA ZGJIDHJE PËR PROBLEMIN E QENVE ENDACAK

Ulqin, Ulcinj, PanoramaAdministrata lokale as këtë vit, siç nuk e bëri as në sezonet e kaluara turistike, nuk gjeti zgjidhje adekuate për problemin e qenve endacak, shkruan gazeta “Dan”.

Në këtë problem tashmë të theksuar paralajmërojnë vendasit, turistët dhe mbrojtësit e kafshëve sepse tufat e qenve në rrugët e qytetit dhe në parqe nuk janë fotografi e bukur për një komunë turistike.

Përveç mundësisë së sulmit ndaj njerëzve, frikës që shkaktojnë kur janë në tufë, qentë krijojnë probleme higjienike sepse shkapërderdhin mbeturinat nga kontejnerët ose thjesht lënë jashtëqitjet në rrugë.

Komuna për momentin nuk reagoi ndaj këtij problemi edhe pse kishte paralajmërime se kjo çështje do të zgjidhet në mënyrë humane-me hapjen e azileve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…