Edicioni i pestë i Southern Soul festivalit (SSF) këtë verë do të mbahet prej më 29 qershor deri me 2 korrik në lokacionin tradicional, në Plazh të madh në Ulqin, në hapësirën e „Dolcinium Kite Surf Clubit“.
Deri tani rreth 30 performues kanë vërtetuar praninë, ndër të cilët janë Amp Fiddler, Ayetoro, Eumir Deodato, Antonio Okasio, Edi Ramič, Nikola Konte, Patrik Fordž, Rejner Trubi, si dhe DJ dhe bende tjerë, të cilët do të performojnë në tre skena.
Hyrjet për edicionin e sivjetmë të festivalit Southern Soul u lëshuan në shitje me çmim promotiv prej 49 euro për katër net të festivalit.