Si në disa qytete tjera në Mal të Zi, edhe në Ulqin të dielën është paralajmëruar tubimi protestues i qytetarëve për shkak të rritjes së çmimit të naftës dhe të derivateve të saja.
Këtë aktivitet e paralajmëroj grupi në FB „Protest zbog prevelike cijene goriva“ (Protest për shkak të çmimit shumë të lartë të karburantit).
Theksohet se tubimi do të mbahet tek pika e karburantit „Eko“ në Ulqin në ora 16:30, si dhe që gjysmë ore më vonë do të nis aksioni i bllokimit të disa pjesëve të qytetit, i cili do të zgjasë deri në ora 17:30.