Banorët e Mërkotit kanë organizuar të dielën për të tretën herë bllokimin e rrugës rajonale në Peçuricë.
Kësaj radhe, siç kanë bërë të ditur, bllokada është zgjatur për një orë, gjë që ka shkaktuar një bllokim të madh trafiku në këtë rrugë jashtëzakonisht të frekuentuar që të çon në pikën kufitare Sukubin-Muriqan.
Është bërë e ditur se në takimin e sotëm janë bashkuar edhe banorët e bashkësisë lokale të Katërkollës.
Shtohet se në rast se nuk merret përgjigje adekuate, bllokada e radhës do të jetë në rrethin te Krytha e Vlladimirit, në komunën e Ulqinit së bashku me banorët e kësaj zone.