Edhe Ulqini në edicionin e 18-të Turneut Mbarëkombëtar të futbollit për fëmijë në “TETOVA 2023”

Duke filluar nga 1 deri më 4 qershor, qyteti i Tetovës është nikoqir i edicionit të 18-të – Turneu Mbarëkombëtar i futbollit për fëmijë U-15, me moton “Tetova 2023”, ku do të marrin pjesë ekipet e qyteteve Durrës, Pejë, Ulqin, Bujanoc dhe nikoqiri Tetova.

Ekipet mbërritën në Tetovë më 1 qershor. Fëmijët janë të akomodohen tek moshatarët e tyre nxënës të shkollave fillore “Migjeni”, Kirili e Metodi”, “Naim Frashëri” dhe “Istikball”, ndërsa përcjellësit u vendosën në hotel.

Ky turne është një mundësi e mirë për të kultivuar frymën e njohjes dhe lojën e futbollit te gjeneratat më të reja. Është një mundësi e mirë për t’u shoqëruar fëmijët, për të këmbyer mes tyre vlerat e futbollit, por edhe vlerat e shumëllojta të hapësirave nga vijnë.

Hapja solemne do të bëhet të premten, në stadiumin te Qendra Sportive në Tetovë.

Ekipi i Ulqinit: Florian Karamanaga, Xhenis Milla, Xhenan Karamanaga, Damir Rexhoviq, Nikolla Sellçanin, Valdrim Behrami, Xhenan Hakanjin, Liburn Lazoja, Dorijan Alaj, Vuk Dulloviq, Anes Kurti, Amar Muratoviq, Armin Gurzakoviq, Amar Bakalli, Daris Radonçiq,  Latif Milla, Besart Elezaga.

Trajner Mehmet Divanoviq, kryetar Skender Rexha, koordinator Gzim Hajdinaga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi