Edhe vjeshta pa investime në Ulqin: ASGJË NGA NDËRTIMI I HOTELEVE!

i-ulcinj-ce-imati-svoj-splendid-slika-78165Edhe pse me aneksin e kontratës ishte e parashikuar që me 1 tetor të filloj ndërtimi i hotelit të prishur “Galeb”, kjo nuk do të ndodhë, e gati është e sigurt që as paralajmërimi i mëhershëm që me 1 nëntor do të filloj ndërtimi i hotelit “Jadran”, shkruan “Vijesti”.

Gazeta citon deklaratën e drejtorit ekzekutiv të “Montenerostars” Novak Durutoviq që punimet në Sukë do të fillojnë vetëm atëherë kur “kjo hapësirë të lirohet nga gjërat dhe njerëzit”.

Theksohet dhe deklarata e kryetarit të komunës Nazif Cungu i cili tha që pushteti lokal “bëri më shumë se që realisht ishte në fuqinë e tij” në mënyrë që të filloj realizimi i këtij investim. Ai nuk deshi të përgjigjet në pyetjen e “Vijestit” se a është “Montenegrostars” në krizë dhe a është kjo arsyeja kryesore e vonesës së fillimit të punimeve në Sukë.

Cungu shtoi që në ndërkohë është vërtetuar që komuna e Ulqinit nuk është pronari kryesor i njërës nga parcelat më atraktive në Adriatik, por që pronarë 100% i saj është shteti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi