“Edukimi alternativ”: SHOQËRIM ME DASHURI NDAJ QYTETIT

Edukacija 2Shoqata “Edukimi alternativ” ka organizuar të mërkurën në Bibliotekën e qytetit shoqërim shumë të dobishëm të moshave dhe profesioneve të ndryshme, me qëllim që ato të bëhen më të shpeshta.

“Folëm për atë se si të përparojmë, si të edukohemi dhe të fitojmë në Ulqin me ndihmën e teknologjive moderne, për atë se pse e duam këtë qytet të mrekullueshëm të cilin të gjithë e duam”, tha Anja Radulloviq.

Edukacija 1Siç tha ajo, surprizë e mbrëmjes ishin pjesëmarrësit më të ri, e një nga ato, mund të jetë shembull për të gjithë ne, sepse gjersa ne flasim për punë nëpërmjet internetit, ai fiton nëpërmjet kanalit të tij në Youtube.

Në këtë eveniment ishin të pranishëm anëtarët e shoqatës “Marin Mamals research association” nga Turqia, Aylin Akkaya dhe Ersin Bas, si dhe studentët e tyre nga disa shtete evropiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi