Për herë të parë në Podgoricë, shkolla Eduko mori pjesë në një garë të rëndësishme ku ishin të pranishëm gjithsej 120 fëmijë nga e gjithë Mali i Zi, përfshirë edhe disa prej nxënësve tanë nga Ulqini.
Me shumë krenari ju njoftojmë se fëmijët tanë fituan vendin e dytë, duke u shpërblyer me medalje dhe kupën e argjendtë.
Kjo përfaqësim ishte një përvojë e re, e bukur dhe mjaft e veçantë për të gjithë. Mburremi që fëmijët tanë po tregojnë aftësitë e tyre edhe jashtë qytetit tonë dhe po na përfaqësojnë me dinjitet.
Shkolla Eduko, si e vetmja qendër për zhvillim intelektual në Ulqin, jo vetëm që ofron një program unik dhe të veçantë, por tashmë kemi vërejtur edhe përparim të dukshëm te fëmijët tanë – si në aspektin akademik, ashtu edhe në atë personal.









