Në shkurt amvisëritë në Ulqin mesatarisht kanë shpenzuar 39,8 euro për energji elektrike, u tha për Portalin Ul-info për Elektroekonominë e Malit të Zi (EEMZ).
Kjo është për 1,1 euro më shumë se shpenzimi mesatar i energjisë elektrike në nivel shteti.
Në shkurt në komunë të Ulqinit ishin të regjistruar 5.664 pagues të rregullt të rrymës elektrike.