Fatura mesatare e janarit për energji elektrike për amvisëritë në nivelin e Malit të Zi (nëse përjashtohen vendet e palexuara matëse në objektet të cilat nuk janë të banuara vazhdimisht) është 40.14 euro, njoftohet nga Elektroekonomia e Malit të Zi (EEMZ).
Siç theksohet, amvisëritë në Ulqin regjistrojnë konsum më të ulët për rreth dhjetë për qind, më saktësisht 36.64 euro.
Faturat e janarit janë zvogëluar për vlerën e zbritjes për paguesit e rregullt të cilën do ta fitojnë numri rekord i amvisërive në këtë Komunë, plotë 6.982.