Fatura mesatare e prillit për energji elektrike për amvisëri në nivelin e Malit të Zi (nëse përjashtohen sahatet e palexuar në objektet që nuk janë vazhdimisht të banuara) është 30,31 euro, njoftojnë nga Elektroekonomia e Malit të Zi (EEMZ).
Siç theksohet, amvisëritë në Ulqin gjatë këtij muaji kanë regjistruar konsum pak më të ulët, respektivisht 29,98 euro.
Në prill konsumi i rrymës u lexua nga 5.502 sahate në territorin e komunës së Ulqinit.