Fatura mesatare e shkurtit për rrymë elektrike për amvisëri në Ulqin ishte rreth 38 euro, njoftohet për Portalin Ul-info nga Elektroekonomia e Malit të Zi.
Kjo është rreth tetë për qind më shumë se fatura mesatare në nivel shtetëror.
Theksohet po ashtu se në këtë komunë ka 4.776 pagues të rregullt të energjisë elektrike.