Konsumi më i lartë i energjisë elektrike në gusht është llogaritur në Ulqin ku amvisëritë në mesatare kanë konsumuar energjike elektrike me vlerë rreth 67 euro, është lajmëruar nga Elektroekonomia e Malit të Zi.
Kjo është për një të tretën më e lartë se fatura mesatare në vend, e cila muajin e kaluar ishte 41,39 euro me taksë të llogaritur.
Fatura e gushtit në Ulqin është për rreth 10 për qind më e madhe në krahasim me muajin e kaluar, çka mund të shpjegohet me numrin e rritur të turistëve.
Sidoqoftë, tashmë është bërë rregull që Ulqini është në krye të listës për rrymë të konsumuar për amvisëri në Mal të Zi.