Fatura mesatare për energjinë elektrike të konsumuar në amvisëri në maj në Ulqin ishte 33,8 euro dhe është më e larta në nivel të Malit të Zi, njoftohet nga Elektroekonomia.
Kjo do të thotë se fatura mesatare në Ulqin është për rreth 15 për qind më e lartë se në nivel shtetëror.
Përndryshe, për shkak të qiradhënies së dhomave kjo përqindje në muajt e verës në Ulqin është më e lartë për 2 deri në 2.5 përqind.