Fatura mesatare e gushtit për energji elektrike për amvisëri në nivel të Malit të Zi ishte 40,28 euro, njoftohet për Portalin Ul-info nga Elektroekonomia e Malit të Zi.
Siç theksohet, konsumi më i madh mesatar muajin e kaluar u shënua në Ulqin ku amvisëritë mesatarisht shpenzuan energji elektrike me vlerë 75,03 euro.
Numri i paguesve të rregullt në gusht në territorin e Komunës së Ulqinit ishte 7.271.