Sezonin e ardhshëm në komunë të Ulqinit do të jetë furnizimi më i mire me energji elektrike.
Ky është rezultat i punimeve të cilat Elektroekonomia e Malit të Zi këto ditë po i bënë në pjesën e ngushtë të qytetit.
Pritet ndërtimi i nënstacionit të ri (TS “Ulqini i ri”), ku do të investohen rreth 2,2 milion euro.
“Nënstacioni ekzistues “Qyteti” është i mbingarkuar, ndërsa gjendja në rrjet nuk është as afër e kënaqshme për nevojat e konsumatorëve. Ndërtimi i TS “Ulqini i ri” është i nevojshëm për konsumatorët ekzistues, por edhe për ato të ardhshëm në qendër të qytetit, sepse më në fund do të kënaqen kushtet e nevojshme, si në kuptim energjetik, ashtu edhe në kuptim të kërkesave të rregullores teknike”, thonë nga kjo kompani.