EEMZ: NË LOJËN SHPËRBLYESE ULQINAKU FITOI “IPHONE 6”

EPCG, Elektroprivreda Crne GoreElektroekonomia e Malit të Zi me 1 dhjetor ka nisur lojën shpërblyese me titull “Neka nas vozi dobra energija”. Fituesit e çmimeve të vlefshme u zgjodhën në mënyrë kompjuterike më 19 janar në studion e RTMZ, me metodën e përzgjedhjes së rastësishme të numrit parapagues. Në bazë për përzgjedhje ishin 161.181 amvisëri, anëtarë të Skuadrës së artë, të cilët më 31 dhjetor nuk kishin borxhe për energji elektrike të konsumuar.

Ndër fituesit të çmimeve të vlefshme ishte edhe konsumatori nga Ulqini, me numrin parapagues 201435027, i cili fitoi iPhone 6.

EEMZ në ditët e ardhshme do të kontaktojë fituesit dhe do të ju dorëzojë shpërblimet, thuhet nga kjo ndërmarrje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…