EEMZ: NË MARS U SHPENZUA MË SHUMË ENERGJI ELEKTRIKE, FATURA MESATARE 36,5 EURO

Racun, EPCGNga Elektroekonomia e Malit të Zi njoftuan se gjatë marsit të këtij viti u shpenzua dhjetë për qind më shumë energji elektrike se në të njëjtin muaj vitin e kaluar.

Fatura mesatare e energjisë elektrike për amvisëritë në nivel të Malit të Zi (nëse përjashtohen vendet e palexuara në objektet të cilët nuk janë vazhdimisht të banuara) është 36,4 euro.

Amvisëritë në Ulqin shënojnë pothuajse të njëjtin nivel të konsumit, më saktësisht 36,5 euro.

Zbritjen në faturën e marsit, të paraparë për paguesit e rregullt, do ta fitojnë 5240 konsumatorë në territorin e Komunës së Ulqinit. .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi