Fatura mesatare mujore për energji elektrike për amvisëri në nivel të Malit të Zi (nëse nuk llogariten vendet e palexuara në objektet të cilët nuk janë vazhdimisht të banuara) është 28,09 euro, deklaruan nga Elektroekonomia e Malit të Zi për Portalin Ul-info.
Amvisëritë në Ulqin kanë konsum pak më të lartë prej 30,20 euro, ose për 2,11 euro më shumë se mesatarja në nivel shteti.
Siç thonë nga EEMZ, në Ulqin janë 6.692 pagues të rregullt të energjie elektrike.








