Gjatë Pashkëve ortodokse pikat e pagesës pranë Elektroekonomisë së Malit të Zi nuk do të punojnë të premten me 17 dhe të hënën me 20 prill, mëson Portali Ul-info nga kjo ndërmarrje.
Siç thuhet, konsumatorët do të kenë në dispozicion shërbimet e automatit folës të Call center, në numrin falas 19100, ndërsa të gjitha informatat mund të fitohen edhe në faqen zyrtare në Facebook, si dhe ueb portalin www.epcg.com.