EEMZ: PA NDËRPRERJE, KUJDESTARI EDHE NË ANË TË MALIT

Rryma elektrike, StrujaGjatë festave të fundvitit (deri më 11 janar) në Elektroekonominë e Ulqinit është organizuar kujdestaria gjatë tërë ditës, njoftohet nga EEMZ.

Në ditët e festave nuk janë parashikuar ndërprerje të planifikuara të energjisë elektrike.

Ndërprerjen eventuale në furnizim dhe prishjet në rrjetin shpërndarës, gjatë kohës së festave, qytetarët mund t’i lajmërojnë në numrat kujdestarë të telefonit:

030 412 112 00-24h
067 220 646

Nga EEMZ kanë njoftuar se në zonën e Anës së Malit është organizuar kujdestaria gjatë 24 orëve, si dhe që së shpejti do të fillojnë punimet në rikonstruktimin e rrjetit elektroenergjetik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi