Për shkak të punimeve në linjën e tensionit të lartë Albatros, të premten më 11 dhjetor, në periudhën prej orës 9 deri në 13, pa rrymë elektrike do të jetë Hoteli Albatros, Ndërtesat ushtarake, vendbanimet Pinjesh 2 dhe Pinjesh 3, njoftohet nga Portali Ul-info nga Elektroekonomia e Malit të Zi.
Shtohet që për shkak të punimeve në linjën e tensionit të lartë Katërkollë të premten, në periudhën prej orës 11 deri në 16, pa rrymë elektrike do të jetë krejt zona e Katërkollës dhe Ostrosit.
Përndryshe, të premten do të përfundojnë punimet në vendosjen e sahateve të rinj në rrugën “Ivan Millutinuviq” në Pinjesh.