Të mërkurën në ndërtesën e punës të Elektroekonomisë së Malit të Zi në Nikshiq u organizua shorti i fituesve të lojës shpërblyese ZLATNI TIM UHVATI RITAM 2, e cila filloi me 15 qershor dhe zgjati deri me 30 qershor.
Loja shpërblyese u organizua për anëtarët e Skuadrës së Artë, gjegjësisht për të gjithë amvisëritë të cilët me 31 janar e kishin borxhin 0 euro dhe kështu janë bërë anëtarë të Skuadrës së Artë, dhe këtë status e mbajtën deri me 30 qershor me shlyerjen e rregullt të obligimeve për energjinë elektrike.
U dhurua automjeti Citroen C – ELYSEE 1,5 hDi, ndërsa zbritje në faturë me vlerë 50 euro fituan shtatë amvisëri në Ulqin të cilëve zbritja do ti llogaritet në faturën e ardhshme, atë të korrikut.