EEMZ: ULQINAKËT SHPENZUAN GATI DY HERË MË SHUMË SE MESATARJA

 

Racun StrujaFatura mesatare e gushtit për energji elektrike për amvisëritë në nivel të Malit të Zi ishte 39,89 euro, njoftohet për Portalin Ul-info nga Elektroekonomia e Malit të Zi (EEMZ).

Siç theksohet, konsumi më i madh muajin e kaluar është regjistruar në Ulqin ku amvisëritë mesatarisht kanë shpenzuar energji elektrike me vlerë prej 74,86 euro.

“Rikujtojmë që në portalin www.epcg.me blerësit mund të krijojnë llogarinë e cila do të ju mundësojë që faturat ti fitojnë në adresatat e tyre elektronike ose nëpërmjet SMS-së. Të gjithë informatat mund të shihen edhe në faqen e FB të EEMZ-së, ndërsa informatat më të hollësishme konsumatorët mund ti fitojnë edhe duke thirrë në numrin falas 19100”, shtohet në kumtesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…