Elektroekonomia e Malit të Zi ka lajmëruar që sahatet e rinj elektronik do të vendosen të marten, me 17 dhjetor, në këto lokalitete:
– Bulevardi Marshall Tito
– Tregu i gjelbër
– Gjura Gjakonoviqa 25, 50
– Mahalla e re 3
Gjatë punimeve në vendosjen e sahateve të rinj, në periudhën nga ora 8 deri në 18, objektet ku kryhet vendosja e sahateve do të jenë pa furnizim me rrymë elektrike.
Informatat më të hollësishme konsumatorët mund ti fitojnë përmes linjës informative falas, në numrin 0800 80 785, shtohet në kumtesën e EEMZ.