Artistja me origjinë nga Prishtina, Egzona Ademi prej dy vjetësh jeton në Tiranë. Fillimisht ajo u ngjit në skenë si këngëtare te “X factor”, e më pas vazhdoi të punojë si trajnere te “Gjeniu i vogël”, për të vijuar me projekte në teatër, me shfaqjen “Konkursi”. Të dielën interpretoi në Teatrin e Metropolit rolin e Katerinës, te “Nënat dhe bijat” me regji të Rozi Kostanit.
Në një intervistë për gazetën “Shekulli” deklaroi se me më parë nuk ka ardhur me familje në Shqipëri. “Pushimet i kemi bërë gjithnjë në Ulqin”, sqaroi Egzona.