Drejtori i Entit hidrometeorologjik të Malit të Zi, Luka Mitroviq, tha se Buna prej të premtën është rritur për dy meter, ndërsa ky trend po vazhdon.
Ai tha se Buna tashmë është në 509 centimetër, gjersa rikujtoi që rekordi është në vitin 2010 – 636.
“Këto ujëra nuk janë as afër me ato të vitit 2010, por kanë nivelin e ujërave të larta dhe rreziqet nëse vazhdon shiu, shkrirja e akullit dhe temperaturat e larta. Po e përcjellim situatën dhe do të njoftojmë opinionin”, tha Mitroviq.
Ai paralajmëroi një seri temperaturash të larta, valen e re të shiut nga e diela, të cilët do të jenë më intensive gjatë të hënës, deri në mesin e javës së ardhshme.