Rrjedhës së lumit Buna nuk e kërcënojnë përmbytjet përkundër shiut i cili bie këto ditë, u vlerësua nga Enti hidrometeorologjik i Malit të Zi.
Siç ka thënë hidrologu Novak Darmanoviq, niveli i Bunës është 186 centimetër, që është nën nivelin e ujërave të mesme.
Maksimumi në këtë lum është shënuar në vitin 2010 kur niveli ishte 603 centimetra.
Meteorologët kanë thënë që për fundjavë presin ndaljen e reshjeve, ndërsa nga e hëna ftohjen e kohës.