Nga Enti për hidrometeorologji dhe sizmologji i Malit të Zi është njoftuar se cilësia e ujit të detit është shumë e dobët në fillim të Plazhit të madh.
“Gryka e Port Milenës dhe zona përreth është pjesa me cilësinë më të keqe të ujit të detit në Bregdetin e Malit të Zi”, deklaroi për “Vijesti” eksperti në këtë institucion Pavle Gjurashkoviq.
Ai theksoi se pjesa tjetër e Plazhit të madh, sidomos afër grykës së Bunës, është nën ndikim e këtij lumi.









