Ekologët: PHU PËR KRIPORE I MIRË, LIQENI I SHASIT NË RREZIK

Liqeni i Shasit, Sako jezeroDrejtori i Qendrës për mbrojtjen dhe hulumtimin e shpendëve Darko Saveliq ka përshëndetur Draftin e Planit hapësinor urbanistik të Ulqinit në pjesën e cila ka të bëj me Kriporen. Me këtë dokument parashikohet që në Kripore të prodhohet kripa. “Por, është e nevojshme që pushteti lokal të jap vërejtje që njëkohësisht të ruhen basenet për kristalizimin e kripës”, tha ai.

Saveliq shprehu dyshimin që golf terrenet në afërsi të Liqenit të Shasit do të paraqesin rrezik potencial për këtë sistem të ndjeshëm, me çka janë pajtuar Azra Vukoviq nga “Green Home” dhe Xhelal Hoxhiq nga “Hapi i gjelbër”.

Ekologët po ashtu mendojnë që është e papërshtatshme të planifikohen katër marina në Ulqin, sidomos në Port Milenë dhe Bunë. “Nëse bëhet një në Lima, do të jetë mirë”, tha Hoxhiq.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi