Shoqata malazeze e ekologëve dhe Lëvizja ekologjike OZON kanë nisur iniciativën për vendosjen e Moratoriumit për ndërtimin në bregdetin malazez i cili, siç vlerësuan, është e vetmja përgjigje ndaj dokumenteve jocilësore të cilat janë në shqyrtim publik.
“Me këtë iniciativë kërkojmë që Drafti i Planit hapësinor me dedikim të veçantë për zonën bregdetare të Malit të Zi dhe Drafti i Raportit për vlerësimin strategjik të ndikimit në mjedisin jetësor të tërhiqen nga shqyrtimi publik dhe të iniciohet shqyrtimi publik për propozimin tonë”, thuhet në kumtesën e këtyre dy organizatave joqeveritare, transmeton agjencia Mina.
Me dialogun publik dhe pjesëmarrjen aktive të institucioneve dhe individëve do të definohej periudha optimale i cili do të shfrytëzohej për revitalizimin dhe sanimin e dëmeve të bëra nga ndërtimi i paligjshëm dhe me devastimin e hapësirës dhe mjedisit jetësor.