“Ekonomist“: NË PRANVERË ZGJEDHJE NË MAL TË ZI

EIUInstituti Britanik “Ekonomist intelixhens junit” ka vlerësuar që, në rast se PDS dhe PSD nuk bien dakord për masat e politikës ekonomike, në pranverë në Mal të Zi do të mbahen zgjedhjet e parakohshme.

Sipas fjalëve të deputetit të “Malit të Zi Pozitiv” Dritan Abazoviq, zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme. “Koalicioni qeverisës po blenë kohë dhe po ndërton pozicionet më të favorshme për veten. Por, duket që, po ndodh e kundërta dhe sa më shumë që vonojnë aq më tepër ia zvogëlojnë vetes shanset që të përsërisin rezultatin e vitit 2012”, tha ai për “Dan”.

Abazoviq vlerësoi që vendi po shkon drejtë greminës, para së gjithash ekonomike. “pushteti i përgjegjshëm do të vepronte në atë mënyrë që do të ja kthente mandatin qytetarëve, por ky pushtet asnjëherë nuk e ka treguar këtë lloj të përgjegjësisë”, tha ai duke cekur që zgjedhjet, megjithatë,  do të jenë vitin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi