Me hapjen e ekspozitës të njërit prej artistëve më të njohur të Ulqinit, piktorit akademik, Rudi Gogës, mbrëmë solemnisht filloi manifestimi “Skena verore – Ulqin 2016”.
Këtë ekspozitë e organizuan Qendra e kulturës dhe Shoqata e artistëve dhe intelektualëve “Art club”.
Në kuadër të Skenës verore pritet mbajtja e një sërë programesh, ndër të cilët është “Kalimera poetike”, e cila do të organizohet në fillim të gushtit.