Ekspozita: “MARUBI” NË PODGORICË

Hapja solemne e ekspozitës të fotografive “Reflektojmë traditën tonë, reflektojmë veten – Marubi” do të mbahet nesër, të martën, më 27 maj, në 19h në BE Info Qendrën në Podgoricë.

Ekspozita përbëhet nga 30 fotografi të zgjedhura të veshjeve kombëtare të Malit të Zi dhe Shqipërisë nga koleksioni Marubi.MarubiKomuna e Ulqinit momentalisht implementon “Marubi: a cooperative model for tourist promotion between Shkodra and Ulqin”, të cilin e financon Bashkimi evropian, nëpërmjet programit ndërkufitar Shqipëri-Mali i Zi. Projekti ka për qëllim promovimin turistik të këtyre dy qyteteve nëpërmjet valorizimit të potencialit të fototekës së njohur të Marubit nga Shkodra.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më 6 qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi