Në Galerinë e Qendrës për kulturë u shfaq ekspozita personale e Lejla dhe Haneta Hardollit, dy motra me pasion të madh për pikturën.
Talenti dhe përkushtimi ndaj pikturës që këto dy vajza kanë, bënë që të spikaten në mesin e bashkëmoshatarëve të tyre.
“Kënaqësi e veçantë që të hapi ekspozitën e dy vajzave të super talentuara”, tha ndër të tjera drejtoresha e Gjimnazit publik Vëllazërim-bashkim” Ardita Kovaçi.
Ajo tha që ka ardhur momenti që ato të afirmohen, sepse përgjatë viteve të kaluar këto dy vajza kanë dhënë një kontribut të çmuar në pasurimin e ekspozitave të shkollës.
“Jam fanse numer një e punimeve të tyre”, shtoi Kovaçi.
Profesori i lëndës së Artit figurativ Edin Kapllani, si ndër të parët që ka vlerësuar prirjen e dy motrave për pikturë, tha që Lejla dhe Haneta janë dy nxënëse të mrekullueshme të cilat përveç se si motra, janë dy artiste që e plotësojnë njëra tjetrën.
Kjo ekspozitë u organizua nga Gjimnazi publik “Vëllazërim-bashkim” në shenjë falenderimi ndaj kontributit që këto dy nxënëse kanë dhënë në pasurimin e eskpozitave të shkollës përgjatë vitëve.









