Elezaga: ÇFARË NDODHI ME JADRANIN?

ulqini02“Me përfundimet për hotel “Jadran” e kemi detyruar kryetarin e komunës që, në bazë të pronësisë së Komunës së Ulqinit të 12.904 m2 të tokës të mbroj interesat e komunës së Ulqinit, e ai para pak ditëve, nëpërmjet medieve na ka informuar që komuna nuk ka më asnjë pronësi në atë lokalitet. Parlamenti jonë nuk ka asnjë lloj informacioni kur ndodhi kjo gjë? Në bazë të cilës procedurë? A i ka shfrytëzuar komuna e Ulqinit në këtë procedurë mjetet e veta ligjore të mbroj interesat siç e bënë këtë në rastin e tokës tek magazina e ‘Montenegrokomerc-it’ me shitjen e së cilës duhet të financohet programi social për tepricën teknologjike në Ndërmarrjen hotelerike-turistike ‘Riviera e Ulqinit’”, tha kryetari i klubit të këshilltarëve të Partisë socialdemokrate Skender Elezaga.

Ai shtoi që nga pushteti në largim pret që të tregoj cilët projekte janë reale të realizohen nga ato për të cilët ekziston dokumentacioni projektues. “Dëshiroj të di kur ndonjë projekt do të filloj saktësisht dhe kur do të përfundoj, e jo të dëgjoj përralla”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…