Elezaga: FLIRTIMI I PDS-së DHE FORCËS E KA BLLOKUAR GJATË KUVENDIN

SKENDER-ELEZAGIC_ULCINJKryetari i Klubit të këshilltarëve të Partisë socialdemokrate Skender Elezaga deklaroi që tentimi i fshehtë i rikomponimit të pushtetit ka pru bllokimin disa mujor të Parlamentit, si dhe deri tek zgjedhjet e parakohshme. „Për ne në PSD kjo ishte e qartë me 5 korrik kur Raporti i punës së kryetarit të Komunës është dashur të miratohet jo me vota të koalicionit në pushtet, por me ndihmën e një pjese të opozitës, gjegjësisht PDS-së“, tha ai për “Dan”.

Sipas fjalëve të tija, dhe ngjarjet e fundit në Kolegjium tek kryetari i Parlamentit këtë e vërtetojnë. “Së shpejti do të shihet pse PDS nuk dëshiron të shfrytëzoi shansin që është ëndrra e çdo partie opozitare, gjegjësisht pse nuk dëshiron të përkrah iniciativën për shkarkimin e kryetarit të komunës”, theksoi Elezaga.

Ai tha që tërheqja e pikave nga rendi i ditës dhe shmangja e diskutimit në lidhje me punën e Nazif Cungut është nënvlerësim i Kuvendit komunal dhe kjo parti nuk do ta pranoj këtë gjë. “Ne në deklaratat e mëhershme kemi theksuar që Cungu tre herë i ka ikur diskutimit mbi punën e vet dhe që këtë gjë do ta bëj për herën e katërt. Ja që kishim të drejtë”, përfundoi Elezaga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi