Kryetari i KK të PSD Skender Elezaga deklaroi se dy kompani serioze nga shtetet e BE-së, Gjermania dhe Italia kanë shprehë interesim konkret për ringjalljen e prodhimit të kripës ne Kriporen e Ulqinit.
“Kompania nga Italia është e gatshme të investoj mjete serioze në rikonstruktimin komplet të Kripores dhe ta iniciojë prodhimtarinë, nga maksimumi i deritanishëm prej 30.000 tonelatash në 120.000 tonelata, dhe gjithë këtë me aplikimin e teknologjisë më moderne, e cila përmbush standardet më të larta ekologjike, me qëllim të ruajtjes, mbrojtjes dhe avancimit të biodiversitetit të asaj hapësirë”, tha ai dhe shtoi: “Mbetet vetëm që organet kompetente shtetërore dhe lokale të japin përkrahjen e plotë dhe të krijojnë parakushtet juridike për zgjedhjen e partnerit më të përshtatshëm dhe në atë mënyrë ta tregojnë përcaktimin e vet të vërtet për eliminimin e të gjithë barierrave në rrugën drejt integrimit definitiv në Bashkimin Europian”.