Kryetari i Partisë socialdemokrate në Ulqin Skender Elezaga ka vlerësuar si “krejtësisht të papërgjegjshëm” rrezikimin e projektit të ndërtimit të sistemit të ujësjellësit dhe kanalizimit në këtë komunë me vlerë 20 milion euro.
“Tash dy vite flasim për këtë gjë. Kjo çfarë ndodh është marrëdhënie krejtësisht e papërgjegjshme e pushtetit lokal ndaj problemit më të madh infrastrukturor në komunë, pa zgjidhjen e të cilit nuk ka bisedë për turizëm të lartë në Ulqin”, tha ai dhe theksoi se të gjitha po bëhen në mënyrë jotransparente dhe se Kuvendi komunal nuk ka asnjë lloj informacioni për dinamikën e shpenzimit të mjeteve nga kredia për të cilat pikërisht ai solli vendimin.
Elezaga shton se Parlamenti lokal për këtë çështje ka formuar edhe Komisionin i cili duhet të përcjell realizimin e kredisë.
Ai thekson se opinioni duhet të dijë që a erdhi deri tek tërheqja e parave nga granti, me lartësi një milion euro, a llogariten tashmë kamatat në mjetet e siguruara dhe të mos tërhequra për shkak të vonesave në tërheqjen e parave dhe kush është përgjegjës për vonesat në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm?