Elezaga: U ZBULUA DERI NË FUND SERVILIZMI NDAJ GJUKANOVIQIT                                                                                                     

 

Skender Elezaga, Skender ElezagicVizita e kryeministrit Millo Gjukanoviq është dhurata ma e madhe të cilën kanë mundë ta paramendojnë partitë opozitare në Ulqin, në fillim të finales së fushatës parazgjedhore, për zgjedhjet e tetorit. Jo vetëm deklaratat por edhe vet qëndrimi dhe mimikat e pjesmarrësve, e zbuluan deri në fund nivelin e servilizmit të përfaqsuesve të partive nacionale, partnerëve të PDS në nivelin shtetror dhe lokal.

Gjukanoviqi haptazi dhe publikisht i tha, në fytyrë qytetarëve të Ulqinit se ai se ka as në mend të këthej pronat ne ullishtën e Valdanosit. Ai vetëm mendon për valorizimin (lexoje – shitjen) e kësaj perle të natyrës, të cilën e konsideron si pronë të cilën shteti e ka ble prej qytetarëve të Ulqinit dhe bashkësive fetare. Nuk pati kush ta kujtoj se ulqinakët nuk e kanë shit ullishtën, por kemi të bëjmë me pronë të ekspropiuar (çpronsuar) për shkak të zbatimit të interesit publik i cili nuk është realizuar dhe, sipas ligjeve që vlejnë në gjithë botën, duhet t’i kthehet ishpronarëve.

Në të vërtet, pranoi që shteti nuk është sjell mirë si pronar ndaj ullishtës dhe na njoftoi se do të mundohet të gjej dike që t’ia besoj të kujdeset për te. Nuk pati kush ta kujtoj se nuk mundet kush të kujdeset për at ullisht ma mirë se pasardhësit e pronarëve të saj. Kuptohet, pasi ti kthehet prona mbi te.

Këto, nuk ja than as liderët e Forcës, partisë e cila gjithë eksistencën, rritjen dhe veprimin e vet politik e ka bazu mu në eksploatimin e çështjes së Valdanosit.

Nuk guxuan ta rikujtojnë “partnerin” e vet as në obligimin e tij që ka marr me nënshkrimin e të famshmit Aneks 2 të Marrveshjes PSD-Forca , ku thuhet se partnerët mbrenda 60 ditësh do të “formulojnë zgjidhjen juridike” për çeshtjen e Valdanosit.

Por nuk mund edhe të pritet asgja tjetër prej partisë, deputeti i së cilës, si “Kalali” i moçëm, e çon dorën dhe i jep votën vendimtare Ligjit me të cilin legalizohet objekti në bedemet e Kalasë, i cili paraqet kancer në këtë monument 2000- vjeçar dhe, siç e kemi pa, do të jet pengesë për përfshirje në mbrojtjen e UNESCO-s, ose si Kryetar i Këshillit Nacional jep votën vendimtare për aprovimin e ligjit me të cilin i vuhet pika komunës së Tuzit.

Deklaratat e pjesmarrësve zbuluan motivet e këtij takimi të pazakonshëm.

Pas plot shtat vitesh zvarritje u kujtuan se mungesa e Planit urbanistik hapsinor paraqet pengesë për zhvillimin e Ulqinit dhe paralajmruan se së shpejti, shkel e shko, në kundërshtim me të gjitha normat ligjore, Qeveria do ta aprovoj. Sikurse kanë parandjenjë se ndoshta pas zgjedhjeve të tetorit nuk do të jenë në pozitë ta aprovojnë më, dhe nguten që të zgjidhin problemet e veta me këtë plan.

Gjukanoviqi premtoi se së shpejti do të filloj ndërtimi i rrugës Ulqin –Kryth.  Nuk pati kush t’ia rikujtoj se kjo rrug po “ndërtohet” tesh dy-tri vjet. Nuk pati kush ta pyes se çka ndodhi me tenderin e vjetshëm që u “anulua”? A nuk ka pas kohë, plot nji vit të përsëritet dhe ndërtimi të filloj tash në shtator?

Pas vizitës së Kryeministrit një gja është më se e qart. Qytetarët e Ulqinit të cilët do të votojnë PDS dhe satelitët e sajë, mund të jenë të sigurt se kanë votu për  vazhdimin e politikës së deritanishme ndaj qytetit tonë, për politikën e shkatrrimit të turizmit dhe ekonomisë së tij, për politikën e devastimit të resurseve të tija unike, për infrastruktur të mbrapambetur, për blokim të investimeve dhe zhvillimit i cili rezulton me emigrim masovik të rinis tonë.

(Deklarata e kryetarit të Partisë socialdemokrate në Ulqin Skender Elezaga dhënë gazetës “Koha javore”)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi