Kryetari i Këshillit komunal të Partisë socialdemokrate në Ulqin Skender Elezagiq ka deklaruar me vizitën në Ulqin kryeministri Millo Gjukanoviq “ka la me ujë të ftohtë të gjithë qytetarët e tij”.
“Para së gjithash partnerët më të besueshëm të koalicionit nga Forca. Ju ka thënë hapur se ai as që e ka ndërmend të respektojë atë çfarë nënshkroi në “të famshmin”Aneksin 2 të marrëveshjes Forca – PDS”, tha Elezagiq për “Dan”.
Ai vlerësoi se deklaratat e Gjukanoviqit për Valdanos dhe ullishtë “me buzëqeshje të ekzaltuar në fytyrë e kanë vështruar drejtuesit e Forcës të cilët ekzistencën e vet politike, rritjen dhe pushtetin që kanë, ia kanë borxh pikërisht problemit të Valdanosit, të cilin pa mëshirë e kanë shfrytëzuar politikisht”.
Drejtuesi i PSD-së shtoi se pas kësaj vizite qytetarët e Ulqinit mund të jenë të sigurt që nëse ja japin votën PDS-së dhe satelitëve të tij mund të llogarisin në vazhdimësinë e politikës së tyre të deritashme ndaj këtij qyteti. “Kjo është politik e vrasjes dhe shkatërrimit të turizmit të tyre dhe ekonomisë, lënies pas dore të infrastrukturës dhe emigrimit të përshpejtuar të të gjithë banorëve të tij, pa dallim – Shqiptarëve dhe Malazezve dhe myslimanëve dhe katolikëve dhe ortodoksëve”, përfundoi Elezagiq.