Elezagiq: SHTAJNAKER NUK ËSHTË QYTETARE NDERI SEPSE NUK ËSHTË SIPAS DËSHIRËS SË PDS-SË

Gudrun StajnakerIsh ambasadorja e Gjermanisë Gudrun Shtajnaker nuk u shpallë qytetare nderi e Ulqinit me iniciativë të Këshillit komunal të PSD-së të dorëzuar në Parlamentin lokal.

Kryetari i kësaj parti në Ulqin Skender Elezagiq tha për “Vijesti” se është e qartë që prapa skenës po tentohet të pengohet kjo ide dhe me vonesa të pafundme të ndalohet sjellja e këtij vendim. Ai pohon se me angazhimin për mbrojtjen dhe ruajtjen e Kripores Shtajnaker ka prishur qëllimet e disa individëve me ndikim nga kreu i PDS-së.

Kryetari i deritashëm i Këshillit për zgjedhje dhe emërime në KK Ulqin Sabri Slaja tha se problemi ka natyrë teknik dhe duhet të ndryshohet Statuti dhe të sillet rregullorja për atë se kush, pse dhe për çfarë arsye mund të shpallet qytetarë nderi i Ulqinit.

Kryetari i KK Ulqin Loro Nrekiq tha se, sa i përket Kuvendit, asgjë nuk është kontestuese dhe se duhet të pritet vendimi i Këshillit.

Iniciativën që Shtajnaker të shpallet qytetare nderi e Ulqinit është dorëzuar në Kuvend në fillim të qershorit të vitit të kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi