Elezoviq: TË HAPET SUKUBINA PËR TRAFIKUN E MALLRAVE

Muriqan_sukobinDrejtori ekzekutiv i OJQ “Agrume” Rudollf Elezoviq ka propozuar që pika kufitare Sukobin-Muriqan të hapet për trafik të mallrave.

Ai duke folur në konferencën për potencialet natyrore të Ulqinit ka thënë që blerësit nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova duhet të ndaj 600 euro shtesë për maune për shpenzimet e transportit.

Përndryshe, maunat që shkojnë për mallra në Ulqin duhet të kalojnë nëpër kalim kufitar në Bozhaj.

Më herët të njëjtën iniciativë e kanë nisur organizatat të cilat mbledhin biznesmenët, ndërsa pak më herët lideri i Partisë demokratike Fatmir Gjeka në Kuvendin e Malit të Zi ka kërkuar nga Qeveria e kryeministrit Millo Gjukanoviq që Sukubinen ta hap për trafik mallrash.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…