Mali i Zi të martën zyrtarisht do të hap Konsullatën e Përgjithshme në Republikën e Turqisë, me seli në Stamboll.
Në mbledhjen e fundit të enjten Qeveria e Malit të Zi në detyrën e konsullit të përgjithshëm në këtë qytet e emëroi Selim Likën.
Ky Ulqinak deri tani kreu funksionin e drejtorit të përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme për Punë Konsullore pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme.