Dr Agron Ibrahimi është emëruar sot në pozitë të ushtruesit të drejtorit të Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të pakicave të Malit të Zi, mëson Portali Ul-info.
Ky vendim është marrë sot nga Bordi Drejtues i këtij institucioni.
Dr Ibrahimi ka qenë sekretar shtetëror në Ministrinë e punës dhe mirëqenies sociale, ndërsa më parë edhe sekretar shtetëror në Ministrinë e financave.
Ai është nënkryetar i Partisë Demokratike.